Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestohet një i dyshuar për rrëmbimin e vrasjen e Gaz Collakut

PENGU-DURRESPolicia e Durrësit mesohet se ka bere arrestimin e një personi të lidhur me vrasjen e Gazmend Çollakut. Policia e qytetit bregdetar deklaron se është pranë zbardhjes përfundimtare të ngjarjes pasi ka mundur te ndaloje shettasin Denis Shtraza ndersa ishte duke tentuar largimin nga Shqiperia permes aeroportit te Rinasit. Shtraza dyshohet si pjese e grupeve krimianle qe veprojne ne zonen e Lushnjes dhe Fierit.

36-vjeçari Gazmend Çollaku, u mor peng më 6 janar qytetin e Durrësit dhe një ditë më pas është  gjetur i vdekur dhe i lidhur me këmbë e duar në afërsi të fshatit Murqin të Krujës.

Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit filloi hetimet intensive dhe tashmë thotë se ka arrestuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes, identitetin e të cilit nuk e bën publik për shkaqe te hetimit.

I riu nga Shijaku, ishte qëlluar me armë në kokë dhe fillimisht mendohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve, Ervin Kodra dhe Endri Caushaj, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor pranë hyrjes së Portit të Durrësit.

Çollaku u mor peng nga persona të veshur me uniforma policie dhe dëshmitarët në vendngjarje menduan se bëhej fjalë për një shoqërim të tij.

Çollaku rezulton një person me precedentë penalë. Në 2 mars të 2008-ës, pas një sherri banal mes të rinjsh në disko “Riviera” në lagjen numër 1 të Durrësit, Gazment Çollaku plagosi rënë me armë zjarri shtetasin Kreshnik Balla. Ai u kap pas disa muajsh arratie në një apartament në plazhin e Golemit.

Për këtë vepër penale si dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, Gjykata e Durrësit e dënoi në shkurt të vitit 2009 me 2 vite e 4 muaj burgim. Vetëm një vit më pas, në mars të 2010, Çollaku në gjendje lirie arrestohet dhe dënohet me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Në rastin e plagosjes, prokuroria e akuzoi edhe për falsifikim dokumentash pasi në banesë iu gjetën karta identiteti dhe patenta italiane false, por gjykata nuk i vlerësoi si provë për ta dënuar për shkak se nuk provohej përdorimi i tyre.

Policia po punon për zbardhjen e krimit të rëndë dhe po kryen hetime mbi të shkuarën kriminale të Çollakut. Pista kryesore e krimit mbetet ajo e larjes së hesapeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet