Ja cfarë dëshmoi në polici Denis Shtraza për rrëmbimin e Gaz Collakut

Aktualitet

denisPersoni i arrestuar si person i dyshuar per rrembimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, shtetasi Denis Shtraza kamohuar akuzat. Pasi u kap ne aeroportin e Rinasit ndersa po tentonte te largohej nga Shqiperia, Denis Shtraza shte marre ne pyetje nga policia.

I mbijetuari i atentatit ndaj tij ne shkurt te 2013-s,  i akuzuar per dy plagosje, ka mohuar lidhjen me rrembimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

Ai u kap ne Rinas ndersa po tentonte te largohej nga Shqiperia. Ndalimi i 33-vjeçarit u be pasi hetimet zbuluan se ai eshte nje nder te dyshuarit e rrëmbimit dhe më pas të vrasjes Gazment Çollaku.

Shtraza është person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë te rende penal, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Lushnjës dhe të Tiranës, njoftoi policia e Durresit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjate mjarrjes ne pyetje mesohet se ai nuk ka pranuar te kete marre pjese ne vrasjen e Çollakut. Ky i fundit u rrëmbye mbrëmjen e 5 janarit në Durrës dhe u gjet  i vrarë me 4 plumba në kokë mëngjesin e 6 janarit në Fushë-Krujë. Trupi i tij i pajete ishte i lidhur kembe e duar dhe lene ne ane te rruges afërsi të fshatit Murqin të Krujës.

Viktima dyshohet se ka patur lidhje me vrasjen e dy të rinjve, Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor pranë hyrjes së Portit të Durrësit.

Autoret qe e moren peng ishin te veshur me  uniforma policie dhe banoret perreth vendit te ngjarjes besuan se kishin te benin me nje arrestim.

Na dosjen e tij kriminale eshte shenuar se  Çollaku në 2 mars të 2008-ës, pas një sherri banal mes të rinjsh në disko “Riviera” plagosi Kreshnik Ballen, per te cilin beri edhe dy vjet e 4 muaj burg. Nderkohe materialet ne ngarkim te Shtrazes i kane kaluar Prokurorise se Krimeve te Renda Tiranë.

ME TE LEXUARAT