Rrëmbimi e vrasja e Gaz Collakut, shpallet në kërkim ish-shefi i policisë

Aktualitet

policia-tiranesNjë ish zyrtar i lartë i policisë së shtetit është shpallur në kërkim sot në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Collakut.

Lajmi është bërë me dije nga policia e shtetit e cila theksoi se ka shpallur në kërkim shtetasin Ervin Dalipaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka qenë shef i sektorit të antikrimit ekonomik në policinë e Tiranës deri në vitin 2013 kur u shkarkua nga detyra.

Shkarkimi i tij u bë asokohe pasirezultoi se njoftonte pronarët e kazinove që të ulnin qepenat gjatë aksionit "Fund Marrëzisë".

Gazmend Collaku u rrembe nga kater persona te veshur si police me 6 janar 2016 ne mbremje ne qender te Duresit.

Ende nuk dihet cili ka qene roli i ish oficerit te policise ne kete ngjarje pasi hetimet po vazhdojne.

Mbremjen e djeshme ne Rinas u kap Denis Shtraza, nje tjeter i dyshuar oer rrembimin e vrasjen e Gazmend Collakut.

ME TE LEXUARAT