Hahn apel opozitës: Larg dhunës, kthehuni në Kuvend

Kosovë&Rajon

hahnKomisari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka kërkuar nga opozita që të kthehet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, në mesin e tyre edhe anëtarët opozitarë, Ilir Deda i VV-së, Time Kadriaj e AAK-së dhe Valdete Bajrami e Nismës për Kosovën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kishim një takim konstruktiv me Komisionin për Integrime Evropiane të Parlamentit të Kosovës. Kam kërkuar nga opozita që të largohen nga dhuna dhe të bëhen pjesë konstruktive e debatit në Kuvend në interes të vendit. Ndryshimet politike mund të tejkalohen vetëm me dialog. Demokracisë së shëndoshë i duhet debat konstruktiv dhe bashkëpunim në mes të të gjitha forcave politike”, ka shkruar Hahn në Twitter, raporton KTV.

Në një njoftim për media të zyrës së tij, thuhet se ai gjithashtu ka folur për rëndësinë që Kosova t’i përmbushë sa më shpejt kriteret për liberalizim të vizave.

Hahn gjithashtu ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve dhe dialogu në përgjithësi është i rëndësishëm për rrugën evropiane të Kosovës.

ME TE LEXUARAT