PD: Rama dhe Tahiri tradhtuan dëshmitarin e drejtësisë, favorizojnë Aldo Baren

Politikë

Enkelejd Alibeaj 21 JanarPartia Demokratike denoncoi permes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeajt, ministrin Tahiri duke deklaruar se dëshmitari që bëri të mundur dënimin e bandës së Lushnjes është lënë nga shteti pa mbrojtje dhe pa mbështetje.

"Denoncimi në media i Arben Kices, që bëri të mundur dënimin e bandës së lushnjes që solli drejtësi për krimet çnjerëzore të Aldo Bares, është tronditës dhe tregon se si ai trajtohet si armik nga çdo hallkë e shtetit. Në vend që dëshmitari i drejtësisë të gëzonte privilegje, sipas ligjit, ai jo vetëm është lënë në mes të katër rrugëve, pa mbrojtje e pa mbështetje, por luftta e qeverisë ndaj tij shkon deri aty sa ai nuk regjistron dot as vajzën në shkollë. Ky rast skandaloz tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë, të Edi Ramës e Tahirit të tij, që bëjnë lloj-lloj paktesh me krimin, i ofrojnë lehtësi bandave e trafikantëve, dhe nga ana tjetër i nxijnë jetën një dëshmitari drejtësie", deklaroi Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD.

"Ky është modeli dhe ideja që Edi Rama ka për drejtësinë. Kjo është një tradhëti që i bëhet shtetit, parimeve të tij, drejtësisë dhe një favor ndaj bandës së Aldo Bares. Partia Demokratike i bën thirrje zyrave përgjegjëse të ofrojnë shërbimet që dëshmitarit i takojnë me ligj, e të mos bëhen pjesë e kësaj skeme kriminale të ndëshkimit të dëshmitarit dhe familjes së tij", shtoi Alibeaj.

ME TE LEXUARAT