Sot zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Oliver Ivanoviçit

Kosovë&Rajon

ivanovicEULEX- i ka konfirmuar se sot, e enjte, do të shpallet aktgjykimi për rastin që po zhvillohet kundër Oliver Ivanoviqit, Dragolub Delibashiqit dhe të tre serbëve të tjerë.

Zëdhënësi i EULEX-it Dane Koruga i ka deklaruar tanjugut, transmeton Koha.net, se shpallja e aktgjykimit do të bëhet në orën 10, në Gjykatën Themelore në Mitrovicën Veriore, transmeton Koha.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Gjatë shpalljes së aktgjykimit qasje e medieve to të jetë e kufizuar e masat e sigurisë do të shtohen", ka thënë Koruga.

Ivanoviq akuzohet për vepra penale, krime lufte bërë ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000.

Me aktakuzë janë të përfshirë koloneli i MPB të Serbisë Dragolub Delibashiq, avokati Ilia Vujaçiq , juristi Nebojsha Vujaçiq dhe profesor Aleksandar Lazoviq, që janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.

Familja e Ivanoviqit pret lirimin e Loverit.

Ivanoviq dhe Delibashiq se janë në arrest shtëpiak e tre serbët tjerë e gjykimin po e presin në liri.

Në rastin Ivanoviq janë dëgjuar dëshmitë e 81 personave e gjykimi ka zgjatur më shumë se një vit.

Këshillin Gjyqësor ndërkombëtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicën veriore e kryeson gjykatësja nga Rumania Roxana Comsa.

ME TE LEXUARAT