Ofendohet gjyqtarja e Oliver Ivanovicit

Kosovë&Rajon

oliver ivanovicGjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore ndaj Oliver Ivanovic, në Mitrovicë ka pasur shumë reagime dhe zhurmë që pengonte mbarëvajtjen e seancës.

Aty u mor vendimi për liderin e Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq, në momentet që po lexohej aktgjykimi nga gjykatësja rumune e EULEX-it, Roxana Comsa, ka pasur shumë reagime dhe zhurmë që pengonte mbarëvajtjen e seancës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, gjatë kohës sa lexohej arsyetimi i vendimit në publik u dëgjua një qeshje, që nxiti gjykatësen të kërkoj përjashtimin e personit në fjalë nga seanca.

"Ju lutem për qetësi dhe kujt nuk i pëlqen të qëndrojë këtu, le të dalë jashtë. Ka kaluar koha kur vendimet merreshin në publik e jo në Gjykata", është shprehur gjyqtarja.

Personi nga publiku i cilit iu kërkua të dilte jashtë, doli por ai duke dalë e ofendoi atë në gjuhën angleze, duke iu drejtuar me "Fuck you" gjykatëses.

ME TE LEXUARAT