Berisha: Edi Rama rrahu në zyrë Niko Peleshin

Politikë

rama-peleshiIsh-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, shkruan se kryeministri Edi Rama ka rrahur pak ditë më parë në zyrën e tij zëvendëskryeministrin Niko Peleshi. Berisha i referohet një mesazhi që ka mbërritur në postën e tij elektronike. Ai thotë se Rama është i njohur për akte të tilla dhe shfaqje agresiviteti.Postimi i plotë i Berishës:

Qytetari dixhital informon rrahjen para pak ditesh nga Edvin Kristaq Rama, ne zyren e tij, te zevendesit te tij Niko Peleshi. Uganda ne vitet 70 ka patur nje diktator qe quhej Idi Amin Dadah, i cili kishte qene dhe kampion boksi. Ai u be famoz edhe per rrahjen qe u bente ministrave te tij ne zyre apo mbledhje te kabinetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agresiviteti ne momente te caktuara i Edi Rames eshte i njohur nga te gjithe. Ai eshte akuzuar publikisht per shfaqje agresiviteti ndaj familjareve, bashkepunetorve dhe zyrtareve ne Bashki dhe ne kryeministri. Thuhet se kjo e Peleshit nuk eshte hera e pare. Po ju rikujtoj te dashur miq ketu fjalet qe u perhapen ne mbare Tiranen per shtrimin ne dajak brenda ne seline e PS te nje udheheqesi kryesor te PS sepse Rama dyshoi se familjaret e tij ndihmuan ne fitoren e z. Luzim Basha ne Bashkine e Tiranes.

Gjithashtu dihet se rrahje me grushta dhe me nxirje te forte te syrit pati dhe Tahiri ne muajin gusht por atehere u tha se nuk e rrahu vet Rama, por Gysi i Rames sepse Saje qorri gjeti lidhje te Gysit me grupin e droges te Ajet Sules ne Durres dhe Rama i tregoi Gysit per informacionin e Tahirit, gje qe Gysi e kuptoi si leje per te shtruar ne dajak Tahirin! sb

"Mirëmëngjes z Berisha Info e sigurt, i gjati ka ka goditur Peleshin ne zyrë para pak ditësh... Dhe nuk është e para herë...Nuk e di kush mund ta nxjerrë në ndonjë portal apo faqe FB... kete informacion, se mediat nuk e japin nga frika,ju lutem me ruani anonimatin se..me shume respekt per ju G.V"

ME TE LEXUARAT