Dalip Gjoka "godet" sërish: Ja biseda ime me Bleona Qeretin për Vit të Ri

Showbiz

bleonaaaMjeku 64-vjeçar nga Burreli, Dalip Gjoka, u bë personazh i mediave rozë, kur deklaroi se dëshiron të martohet me Bleona Qeretin. Ajo që pasoi ishte një histori që pushtoi faqet e para të gazetave.

Thuhet se mjeku, që është i martuar dhe me fëmijë, pësoi një krizë nervore dhe u shtrua në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por tani duket se ka një rreze shprese. Mjeku ka konfirmuar për gazetën Panorama se Bleona e ka marrë në telefon për t’i uruar Vitin e Ri, por jo vetëm kaq.

dalip-gjokaa“Bleona më tha se ende është e lënduar nga ndarja me ish-burrin, Ganiun, dhe nuk është gati për një lidhje të re, ndaj më kërkoi që të mos e bëj më zhurmë për të respektuar privatësinë e saj,” thotë Gjoka.

Ai shton se i ka kërkuar një kafe Bleonës, por ajo i ka thënë se nuk mundet.

“Jam gati që për Bleonën të bëj edhe një fluturim për SHBA, për ta takuar atje”, thotë Dalipi.

Sipas tij, nga komunikimi, Bleona i ishte dukur e ëmbël. Gjoka shton se e shoqja e tij e priti me qetësi këtë telefonatë.

Ndërkohë vetë Bleona duket se ka dëshirë të formojë familje, pasi orët e fundit ka bërë dy postime ku shpreh dëshirën të ketë një fëmijë, mundësisht vajzë.

ME TE LEXUARAT