SHBA rrisin kuotat e pranimit të emigrantëve, përfitojnë ata nga Amerika Qendrore

Kliko per me shume info

kerryyAdministrata e Obamës ka në plan ta zgjerojë numrin e refugjatëve të pranuar në Shtetet e Bashkuara. Pohimin e bëri vetë sekretari i Shtetit John Kerry.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, Kerry tha se zgjerimi i programit ekzistues do të ndihmojë individët dhe familjet e pambrojtura nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi e do t’u ofrojë atyre alternativa të sigurta, në vend të udhëtimeve të rrezikshme që ndërmarrin pjesa dërrmuese, çka i kthen në pre të lehtë të trafikantëve të qënieve njerëzore.

Kliko per me shume info

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të pranojnë 85.000 refugjatë nga e gjithë bota gjatë vitit fiskal të nisur në tetor, por vetëm 3.000 vende janë caktuar për të larguarit nga Amerika Qendrore.

Në total, shifra përbën një rritje prej 15.000 refugjatësh krahasuar me vitin që shkoi e përfshin 10.000 sirianë. Edhe më i lartë është tavani për 2017-n, kur numri i atyre qe do të sistemohen llogaritet të mbërrijë në 100.000.

“Kriza e refugjatëve nuk është vetëm një problem sirian, as një problem i Lindjes së Mesme, as një problem europian apo afrikan, por një sfidë globale me përmasa historike”, kujtoi Kerry.

Duke qëndruar në këtë temë, kryediplomati amerikan njoftoi se në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB këtë vjeshtë, presidenti Obama do të organizojë dhe një samit të fokusuar tek ndihma për refugjatët.

Sekretari i Shtetit gjeti vend mes të tjerash për të falenderuar Iranin për bashkëpunimin në lirimin e 10 marinsave amerikanë të ndaluar në ujërat e tij territoriale, por pavarësisht pretendimeve të Teheranit një ditë më parë, ai nuk ofroi ndjesë zyrtare për incidentin.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here