PD akuza Tahirit: Krimi po imponohet, vendi në ditë të vështira

Politikë

dumaPartia Demokoratike denoncoi sot rritjen e krimit në vend. Kordinatorja për marrëdhëniet me publikun Grida Duma tha se në një kohë kur banditët po veprojnë me lehtësi në qendër të qytetit qeveria rri dhe bën sehir.

Duma tha se qytetarët nuk kanë pse të mbajnë në kurriz regjimin e krimit dhe as qeverinë që është përgjegjëse për këtë gjendje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Tonelata droge që qarkullojnë në Shqipëri, e përmes pikave tona kufitare drejt Europës.

Një pas një vetëm të tilla ngjarje.

Ende pa marrë veten nga njëra tronditje, qytetarët bëhen dëshmitarë të grabitjes së radhës, shpërthimit të radhës.

Eshtë e qartë se krimi gjendet në krye të detyrës, krimi po majmet, po forcohet, po punësohet, e po imponohet cdo ditë e më shumë.

Edhe më tronditëse bëhet situata kur sheh lehtësinë me të cilën veprojnë banditë të maskuar me kostum policie, lehtësinë me të cilën rrëmbejnë një person, e grabisin në mes të Tiranës.

Lehtësinë me të cilën kërcënojnë e vendosin tritol.

Në mbarë vendin në fshatra e qytete ka pllakosur një valë vjedhjesh nga gjëja e gjallë, tek makinat e banesat", tha Duma.

ME TE LEXUARAT