Ja ku u fsheh Fatos Nano pas sulmeve të 14 shtatorit

Politikë

nano-fatosHistoriani Fred Abrahams, në librin e tij “Shqipëria e re”, shkruan per ceshtjen "mister" se ku u fsheh Fatos Nano pas sulmeve te 14 shtatorit te vitit 1988.

“Një turmë përkrahësish të PD-së marshoi te Ministria e Brendshme, ku njerëz shtinë me pistoleta në ajër, gjuajtën me gurë dhe i vunë zjarrin një makine. Një demonstrues u vra dhe katër policë u plagosën. Protestuesit vazhduan gjatë bulevardit, drejt zyrës së Nanos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qeveria po bënte një mbledhje urgjente në kat të dytë, kur mbërriti turma e azdisur. Ministri i Brendshëm, Perikli Teta, po paraqiste një raport, kur gurët thyen xhamin e dritares pas tij, duke ia çuar në kurriz ciflat e xhamit. “Po e ndërpresim mbledhjen për t’u marrë me situatën”, kujtoi Teta, fjalët e Nanos.

Rojet qëlluan në ajër, teksa Nanoja dhe ministrat e tij dolën me shpejtësi përpara. Disa shkuan në Hotel Rogner aty pranë dhe të tjerët në zyrat e tyre. Teta u kthye në Ministrinë e Brendshme, ku do të kalonte natën për dy javët e ardhshme.

Se çfarë bëri Fatos Nano në atë moment, mbetet çështje debati. Sipas disa anëtarëve të qeverisë, ai u arratis në Maqedoni, ose të paktën shkoi me makinë deri afër kufirit. Sipas shefit të atëhershëm të SHIK-ut, Fatos Klosi, Nano kërkoi strehë nga një mik dhe sipërmarrës në Durrës.

Nanoja e preku këtë çështje pas 12 vitesh në një intervistë televizive, duke thënë se e kishte kaluar natën në një rezidencë qeveritare pranë kufirit me Maqedoninë. “Vendimi i marrë nga grupi i shoqërimit dhe personi që po mbronte është i justifikueshëm në kushte emergjence dhe të mosfunksionimit të shumë strukturave mbështetëse,” tha ai.”.

Pjesët e librit janë zbardhur nga Panorama.

ME TE LEXUARAT