“Topi i Artë” 2015, Messi me këpucë të dedikuara

Sport

topKëpucë sporti për ‘Topin e Artë”. Për të nderuar futbollistin që i ka fituar të gjithë trofetë në rang individual dhe me klubin, prodhuesi Adidas, që është njëkohësisht sponsor i yllit të Barcelonës prodhoi një palë këpucë të dedikuara. Për suksesin e pestë në garën për lojtarin më të mirë në botë, ato quhen “Adidas Messi 15 Platinum Edition”. Platini është përzgjedhur jo rastësisht, pasi cilësohet edhe ngjyra e perfeksionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këpucët, të prodhuara si pjesë e një fushate të re të gjigandit të pajisjeve sportive, ku jo vetëm vlerësohet rekordi i Messit në triumfin për Topin e Artë, por theksohen edhe momentet e tij më të jashtëzakonshme në karrierë.

Këpucët e sulmuesit argjentinas përmbajnë elementë të vërtetë platini, të ndërthurur me lekurë të cilësisë më të mirë, diçka që nuk është parrë asnjëherë më parë në botën e futbollit.

Nga platin i vërtetë janë krijuar edhe logo e Messit, që shërben si markë zyrtare e lojtarit, ashtu edhe logo e Adidas. Në pjesën e pasme të këpucëve janë vendosur pesë rrathë të vegjël, katër të artë dhe një platini, për të përkujtuar primatin absolut të Lionel Messit në garën për Topin e Artë.

Ndërkohë, në brendësi është shkruar fraza në spanjisht “el más grande de todos los tiempos”, që do të thotë “më i madhi i të gjitha kohërave”.

ME TE LEXUARAT