Lionel Messi merr topin e Artë për herë të pestë

Kliko per me shume info

topi-arte
Lionel Messi la pas edhe kete vit konkurentet e tij, rivalin Ronaldo dhe shokun e skuadres Neymar, duke fituar Topin e Arte per here te peste ne karrieren e tij.

Argjentinasi fitoi trofeun më prestigjoz në Zurich të Zvicrës duke triumfuar përballë dy kandidatëve të tjerë, Neymar dhe Cristiano Ronaldo, me portugezin që kishte fituar dy edicionet e fundit. Pesë Topa të Artë për argjentinasin, si askush tjetër që e konfirmon atë si Mesia i futbollit, pas një tjetër vitit të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij Barcelona, me të cilën fitoi 5 trofe brenda një viti të vetëm, La Liga, Kupën e Mbretit, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.
I vetmi trofe që i mungoi Messit ishte ai i Superkupës së Spanjës, ku Barca u mund nga Athletic Bilbao. Messi gjithashtu, iu afrua dhe një trofeu me kombëtaren e tij, teksa luajti në finalen e Copa America me Argjentinën, me La Seleccion që u mund në fakt nga Kili në finale.

Kliko per me shume info

Messi koleksionoi 43 gola në La Liga vitin e kaluar duke qenë shënuesi më i mirë i Barçës dhe shënoi njëkohësisht dhe 10 gola në rrugën drejt triumfit në Champions duke realizuar madje dhe në finale. Një titull që ishte deri diku i pritshëm për Messin, për faktin se Neymar, që ishte gjithashtu në garë për këtë trofe kishte fituar po aq sa Messi me Barcelonën, por ylli i vërtetë i ekipit është argjentinasi, ndërsa Ronaldo që fitoi “Këpucën e Artë”, numrin e shumtë të golave të tij nuk arriti t’i përkthej në trofe me Realin e Madridit, citon supersport.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here