Reforma në drejtësi mbledh sërish ekspertët

Politikë

drejtesia15Ekspertët e nivelit të lartë dhe ata të Partisë Demokratike vijojnë punën për reformën në drejtësi, bazuar mbi dokumentin e Komisionit të Venecias. Edhe pse ditë pushimi, ata janë mbledhur në ambientet e kryesisë së Kuvendit, për të diskutuar mbi hartimin e një drafti, i cili më pas do t’i kalojë për mendimin Komisionit të Venecias. Ekspertët kanë rënë dakord që përpjekjet të përqendrohen për të dalë me një draft të përbashkët, ndërsa për ato çështje, ku mendimet janë të ndryshme dhe nuk ka dakordësi, atëherë do të ketë 2 variante. Pritet që diskutimet të jenë gjata, pasi ekspertët e nivelit të lartë duhet t’a kenë të finalizuar draftin ditën e hënë. vizion

ME TE LEXUARAT