Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Samsung prezanton frigoriferin e zgjuar, tregon cfarë ushqimesh ju mungojnë

samsungMarka e njohur “Samsung”, ka prezantuar një frigorifer të zgjuar që lejon të kontrolloni ushqimet tuaja, pa e hapur fare derën e frigoriferit.

Në panairin e pajisjeve “Consumer Electronics Show” në Las vegas, marka e njohur prezantoi “Family Hub”, një frigorifer i pajisur me 3 kamera brenda tij, të cila ju tregojnë me imazhe se çfarë ndodh brenda frigoriferit tuaj.

Kështu nëse ndodheni në market duke bërë pazar dhe nuk ju kujtohet se çfarë ju duhet për të gatuar darkën, me anë të një aplikacioni lidheni nga telefoni me frigoriferin tuaj dhe mund të shikoni çfarë ushqimesh mungojnë.

Frigoriferi gjithashtu ka dhe një sistem me një ekran Full HD LCD  me touchscreen, nga i cili mund të bëni porosi për ushqimet, nga marketet që ofrojnë shërbim online, drejtpërdrejtë nga kuzhina juaj.

Gjithashtu ekrani i madh mund të shërbejë dhe si një “qendër për komunikimin në familje”, pas aty mund të shkruhen shënime, të postohen foto dhe  të shënohen data të rëndësishme në kalendar.

Në këtë panair u prezantuan dhe disa pajisje inteligjente të quajtura “Smarter Mats”, të cilat nëse vendosen në frigorifer, ose në një filxhan janë të afta të tregojnë në telefonin tënd sasinë e ushqimit që ka mbetur. Kështu nëse po ju mbaron qumështi, ju vjen një kujtesë në telefonin tuaj gjatë kohës që jeni në pazar.

Frigoriferi “Samsung Family Hub” do të prodhohet për shitje në Britaninë e Madhe dhe ende nuk ka një çmim të përcaktuar, por nga funksionet që kryen nuk do të jetë dhe aq i lirë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet