Monedha europiane nis e “dobët” vitin 2016, u zhvlerësua 0.2% gjatë 2015

Aktualitet

euroooEuro e ka nisur në pozita të dobësuara vitin 2016. Ajo shkëmbehet me 137.2 lekë, nga 137.4 lekë që ishte në ditën e fundit të dhjetorit. Kërkesa për monedhën europiane ka qenë e dobët dhe kjo ka çuar në një zhvlerësim të euros me 0.2% gjatë vitit 2015. Një rënie që u bë e ndjeshme veçanërisht në muajt e fundit të vitit, me nisjen e aksionit anti-informalitet.

Euro e ka nisur e dobet vitin 2016. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane shkëmbehet me 137.2 lekë nga 137.4 lekë që e mbylli vitin 2015. Ndërsa dollari ka ruajtur kuotën e 125.7 lekëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë vitit që lamë pas, euro u zhvlerësua me 0.2%. Deri në qershor, ajo ruajti pozitat të forta, pavarësisht dobësimit në bursa, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë.

Niveli më i lartë i euros në 2015-n arriti në 12 qershor, në kuotën e 141.1 lekëve.

ME TE LEXUARAT