Rama në TV izraelit: Shqipëria kërcënohet nga terrorizmi

Politikë

rama20155Kryeministri Edi Rama në fund të vizitës së tij në Izrael ka dhënë një intervistë për televizionin vendas “I24”. Thelbi i intervistës ishte bashkëpunimi dypalësh në ekonomi dhe në siguri për më tepër.

Shefi i qeverisë tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, e ka bërë vendin tonë një objektiv për terroristët që veprojnë më së shumti në Lindjen e Mesme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Anëtarësimi në NATO është një ëndërr e bërë realitet për Shqipërinë. Ishte ëndërr për t’u bërë pjesë i një klubi të vendeve që ndajmë së bashku të njëjtat parime. Ne në NATO kemi kontribuuar përveçse përfituar. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë aleancë ka bërë që ne të jemi nën kërcënim nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm”, tha Rama.

Ai foli për tolerancën fetare, për ndihmën që shqiptarët u dhanë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe për krizën e emigrantëve.

“Ne kemi pritur gjysmë milioni shqiptarë vite më parë që largoheshin nga shfarosja masive që bëhej në Beograd. Jemi mikpritës dhe gati të presim emigrantët”, deklaroi Rama.

ME TE LEXUARAT