Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Korcë, policia: Landi i Mirasit u vra me plumb në kokë për pazare droge

Detaje te reja jane bere me dije nga policia ne lidhje me vrasjen e 37-vjecarit me precedent penal qe u gjet i hedhur ne kanalne Korce. Në vijim të informacionit paraprak, i cili bën fjalë për vrasjen e shtetasit Jani Kollçinaku, 37 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, trupi i te cilit u gjet sot, i pajetë, në afërsi të fshatit Zëmblak, në anë të rrugës, ju informojmë se: Nga verifikimet e kryera, si edhe nga kqyrja e kufomës në morgun e Spitalit, rezulton se ky shtetas, është qëlluar me një plumb në kokë, thekson policia.

Sipas saj, gjithashtu dyshohet se vrasja, mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës.

“Nga ana e Strukturave të Policisë, është bërë shoqërimi në Komisariat i disa personave për të marrë deklarimet e tyre, në lidhje me këtë ngjarje. Shtetasi Jani Kollçinaku, njihet si person me precedent penal të mëparshëm i dënuar me 6 vjet heqje lirie per veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Grupi hetimor po vijon punën, për zbardhjen e autoresise, motiveve dhe rrethanave në cilat ka ndodhur kjo ngjarje”, thuhet ne deklaraten e policise.
Hetimi per ngjarjen
zembelakuNatën e kaluar është vrarë me pistolete nje 37 vjecare ne Korçe ndërsa policia ka thënë se viktima ishte i denuar me pare per trafik droge dhe njihej me nofken  “Landi i Mirasit”.
Aktiviteti kriminal i viktimës është edhe pista per te cilen po heton policia eshte prishja te pazareve te droges me grupet kriminale ne Korçe dhe Bilisht.

Sipas policisë, bëhet me doje se 37 vjeçari Jani Kollçinaku i njohur me nofken “Landi i Mirasit” eshte ezkekutuar me pistolete. Trupi i pajete u gjet ne mengjes heret ne aksin Bilisht-Korcë. Dyshohet se 37 vjeçari eshte vrarë në një vend tjetër dhe më pas është hedhur anës rrugës në afërsi të fshatit Zemblak.
Nga kqyrja e kufomes ekspertet kane konstatuar goditje me mjete te forta ne pjesen e pasme te kokes dhe ka marre nje plumb ne fytyre ne afersi te hundes cke mendohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Viktima rezulton se ka qene i denuar me pare per trafik droge dhe prej disa vitesh Kollçinaku ishte emigrant ne Greqi. Policia e Korçes e ka mbajtur ne mbikqyerje te vazhdueshme pasi dyshohet si autor i nje vrasje dhe disa grabitjeve ne zonen e Bilishtit dhe Korçes.

Pista për të cilën po heton policia është në lidhje me pazaret e prishura të drogës me grupe kriminale të Korçës dhe Bilishtit. Policia ka shoqëruar në komisariat rreth 15 persona  midis të cilëve edhe familjarët e viktimes për ti marrë në pyetje në lidhje me konfliktet  e mundshme të viktimës me persona të tjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet