Kushtetuesja shfuqizon rritjen e dënimit për armëmbajtjen pa leje

Aktualitet

Gjykata-Kushtetuese1-516x350Gjykata Kushtetuese vendos rrëzimin e vendimit te qeverisë për shtimin e masës së dënimit për rastet e armbëmbajtjes pa leje.

Trupi gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese, ka njoftuar se me vendimin e datës 10 dhjetor ka vendosur të shfuqizoi ndryshimet e bëra gjatë vitit 2013 e 2014 nga qeveria, e cila rriti marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.

Sipas vendimit, shfuqizohet neni 278 i Kodit Penal, konkretisht paragrafi 5 dhe 6 i ndryshuar e shtuar me ligjin e miratuar në Kuvend me Nr.144 të vitit 2013 dhe me ligjin Nr.98 të vitit 2014.

Sipas këtyre dispozitave, që tashmë u shfuqizuan parashikohej se çdo person që arrestohet për armëmbajtje pa leje rrezikonte një dënim nga 7 deri 15 vjet burg. Ky marzh i lartë i dënimit, thuhet në vendim, është antikushtetues dhe për këtë fakt shfuqizohet. Gjithashtu edhe pika 6 e këtij neni shfuqizohet, pasi ishte parashikuar një marzh të lartë dënimi nga 15 deri 20 vjet burg, në rastet kur personat arrestohen me më shumë se një armë apo jane edhe përsëritës të kësaj vepre penale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky paragraf sipas Gjykatës Kushtetuese, shfuqizohet pasi bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutes, ku parashikohet ndër të tjera se “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të jetë në përpjestim me gjendjen që ka diktuar atë”. Argumentet më të hollisshme që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për rastin në fjalë pritet të zbardhen me publikimin e vendimit të arsyetuar. Me zbardhjen e këtij vendimi, ai hy menjëherë në fuqi çka mbetet në vazhdim marzhi i dënimit siç ka qenë i parashikuar në Kodin e vjetër para ndryshimit të 2013 e 2014, ku për rastet e armëmbajtje pa leje personi rrezikon një dënim nga gjoba deri në 7 vjet burg.

Bazuar në këtë vendim të cilësuar si antikushtetuese, i lind e drejta çdo personi të dënuar me ndryshimet e reja, të kërkoi rigjykimin e tij për shkak se është dënuar me një vepër penale, që është shapll antikushtetuese.

Ndryshimet e marzhit të dënimeve në Kodin Penal për rastet e armëmbajtjes pa leje, u bënë menjëherë pas ndryshimit të qeverisë me propozim të ministrit të brendshëm, me argumentin se do të ulë kriminalitetin në vend.

ME TE LEXUARAT