"Euro 2016", De Biasi: Ja avantazhi që ka Shqipëria kundrejt rivalëve

Sport

duka-debiasiTrajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka folur për herë të parë për shortin e Euro 2016, ku Shqipëria ra në grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Ai tha se Shqipëria ka një avantazh kundrejt skuadrave të tjera. “Nuk jam i shqetësuar për grupin, pasi ne e dinim që në fillim, qëkurse ishim në vazon nr. 4 që do të na binin kundërshtarë të fortë. Ne do të përballemi me vendin organizator, i cili është edhe pretendent për ta fituar komperticionin. Gjithashtu, kemi edhe Zvicrën dhe Rumaninë, që janë dy skuadra të forta. Mirëpo ne kemi një pikë të fortë: nuk ka presion mbi ne dhe çdo gjë që do të bëjmë do të jetë surprizë. Kjo është një eksperiencë mjaft e vlefshme për ne. Lojtarët tanë kërkojnë që të nxjerrin maksimumin e karakterit të tyre në lojë”, tha De Biazi./Panorama

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT