Euro 2016, Trajneri i Francës "Deschamps" flet për Kombëtaren Shqiptare

Sport

deshamps15Pas hedhjes së shorteut të Euro 2016 në një intervistë për mediat franceze, trajneri i gjelave Didier Deschamps e sheh edhe Shqipërinë si një kundërshtar serioz në Grupin A.

“Shqipërinë e njohim, dhe i dimë kualitetet e saj. Mund të themi çfarë të duam për Shqipërinë por ne nuk arritëm t’i mundim në asnjë ndeshje,” tha Deschamps.

Por si rivalin kryesor në këtë grup, trajneri francez sheh Rumaninë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rumania dhe Zvicra janë dy ekipe që kanë bërë histori në arenën ndërkombëtare. Me Zvicrën jemi përballur edhe në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Brazil. Edhe pse rumunët janë më pak të njohur, ata arritën të kualifikohen me 5 fitore e 5 barazime. Ata kanë mbrojtjen më të mirë, me vetëm 2 gola të pësuar. Qëllimi jonë është të dalim të parët në grup” tha Deschamps.

ME TE LEXUARAT