Lezhë, policia godet grupin e “trafikantëve të dhelprave”

Kliko per me shume info

dhelpraaaaPolicia e Lezhës godet trafikantet e dhelprave.
Burimet zyrtare kane thene se në zbatim të planit operativ për ndalimin e gjuetisë ilegale , pas rastit të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një kafshë e egër dhe konkretisht dhelpër e lidhur, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndjekur rastin dhe si rezultat i veprimeve hetimore  kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Lezhë, per shtetasit : E.H. 14 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhe dhe Ll. T. 58 vjeç, banues fshatin Kallmet , Lezhë.

Procedimi penal ka nisur pasi këta shtetas e kanë zënë kafshen në afërsi të banesës së tyre dhe më pas kanë dashur ta shesin me qëllim përfitimi.
Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për “Gjueti të paligjshme”

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here