ISIS, SHBA-Rusi negociojnë një rezolutë në OKB

Bota

FILE - In this Monday, Nov. 16, 2015, file photo, U.S. President Barack Obama, right, talks with Russian President Vladimir Putin prior to a session of the G-20 Summit in Antalya, Turkey. For President Vladimir Putin, the terror attacks in Paris marked a watershed moment in relations with the West. This weeks summit in Turkey made it clear that the U.S. and its allies have warmed to the idea of closer ties with Russia, whose help they need to confront the challenge of the Islamic State group.  (Kayhan Ozer/Anadolu Agency via AP, Pool, File)

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po negociojnë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të goditur financat e Shtetit Islamik.

Lajmin e bën të ditur “New York Times”, sipas të cilës qëllimi i projek-rezolutës së përbashkët është ndëshkimi i subjekteve që bëjnë tregti me ISIS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Projekti do të diskutohet më 17 dhjetor në një mbledhje të ministrave të Financave të 15 vendeve anëtare të Këshillit.

Dokumenti, që do të prezantohet në një mbledhje të jashtëzakonshme do të bazohet në një masë të ngjashme të aprovuar në vitin 1999, për të goditur financat e Al Kaedës dhe të liderit të atëhershëm të saj, Osama bin Laden.

Një masë e ngjashme u miratua edhe në shkurt kundër kalifatit, por Rusia, që gëzon të drejtën e vetos si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, është ankuar se masa vazhdimisht shkelet.

Ambasadori rus në Pallatin e Qelqtë, Vitaly Churkin ka deklaruar se, Moska dëshiron që rezoluta e re të përfshijë një masë që t’i kërkojë zyrës së sekretarit të përgjithshëm që të denoncojë shkelësit e dokumentit.

“Kemi vendosur të hartojmë një pr/rezolutë kundër personave që bëjnë biznes me Shtetin Islamik. Një masë e tillë do të ashpërsonte pozicionin e komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit”, ka deklaruar Churkin.

“Dëbimi jashtë sistemit financiar ndërkombëtar dhe ndërprerja e financimit janë jetike për të luftuar me efikasitet këtë grup terrorist”, ka thënë nga ana tjetër sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew.

ME TE LEXUARAT