ISIS ekzekuton spiunin rus

Aktualitet

isisISIS u është rikthyer metodave gjakatare të ekzekutimit dhe këtë herë në shënjestër të terroristëve është Rusia.

Në një video të gjatë rreth 8 minuta dhe të publikuar në faqet proxhihadiste, një person që militantët pretendojnë se është spiun rus, ekzekutohet përmes metodës tradicionale; prerjes së kokës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vdeoja nis me fjalët e viktimës, i veshur me uniformën portokalli, ndërsa pas tij qëndron ekzekutori i pamaskuar, i veshur me rroba ushtarake dhe me kamën në dorë.

Pas kësaj, ekzekutori kërcënon Rusinë se do të pendohet për sulmet e saj ndaj bazave të ISIS-it në Siri. Militanti, një kaukazian, i drejtohet në rusisht drejtpërdrejtë presidentit Vladimir Putin dhe flet për sulme në zemër të Moskës.

Videoja titullohet “Do të zhgënjeheni dhe do të poshtëroheni o rusë” dhe në të shtohet gjithashtu se sulmet ruse vetëm sa po forcojnë radhët e ISIS-it.

“Nuk do të gjeni paqe në shtëpitë tuaja! Do të vrasim bijtë tuaj për çdo bir të vrarë këtu! Do të shkatërrojmë shtëpitë tuaja për çdo shtëpi që ju shkatërroni këtu”, thuhet në video.

Ndryshe nga herët e tjera, kur në sfond ka vetëm shkretëtirë, këtë herë pamjet tregojnë pas shpatullave të viktimës dhe ekzekutorit ujë, që mendohet se është lumë ose liqen.

Vërtetësia e videos nuk mund të konfirmohet, ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që në shënjestër të ISIS-it janë “spiunët” rusë. Në muajin janar, ISIS-i publikoi një video ku shfaqej një fëmijë duke ekzekutuar dy persona të akuzuar si spiunë rusë.

ME TE LEXUARAT