Forcat britanike godasin ISIS, i asgjësojnë skuadrën e snajperistëve

Kliko per me shume info

avioni-russNjë skuadër e snajperistëve të ISIS u vra nga bombardimet e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) britanike natën e kaluar teksa Mbretëria e Bashkuar vijon të nbështesë luftën kundër grupit të terrorit që mund të zgjasë të paktën tre vjet.

Katër avionë Tornado GR4 u nisën në mes të natës nga baza e RAF në Akrotiri të Qipros, së bashku me dy mjete fluturuese vrojtimi në Siri dhe dy të tjerë që garantonin mbështetje ajrore për ushtrinë e Irakut.

Kliko per me shume info

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se kur një “skuadër qitësish terroristë” nisi të qëllonte ndaj aleatëve të Britanisë, ata u “asgjësuan nga një goditje direkte” nga një bombë 500lb e drejtuar me lazer, e cila u lëshua nga një prej Tornadove, shkruan Daily Mail online.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here