Zbardhet pasuria, prokurori i arrestuar, 500 milionë lekë në banka, 3 shtëpi

Aktualitet

haxhi-giuuuProkurori i arrestuar Haxhi Giu duket se disponon pasuri të konsiderueshme. Pas një karriere të gjatë në prokurori, ai ka bërë deklarimet e rregullta të pasurisë ndërsa bie në sy fakti se zotëron prona dhe vlera monetare.

“Panorama” ka mësuar dje se në deklaratën e fundit të pasurisë tek ILDKP, prokurori Haxhi Giu ka evidentuar se disponon llogari e depozita bankare rreth 50 milionë lekë të reja. Prokurori i arrestuar mësohet se ka deklaruar se ka në pronësi të tij dy apartamente me sipërfaqe të konsiderueshme, një banesë private 4-katëshe dhe depozita bankare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër edhe automjeti që kishte në përdorim prokurori Haxhi Giu në momentin e arrestimit përllogaritet të ketë një vlerë të konsiderueshme 20-25 mijë euro.

ILDKP nuk dispononte të dhëna për automjetin ndërsa për pasuritë e tjera në emër të tij mësohet se Haxhi Giu i ka deklaruar vitet e fundit duke evidentuar edhe burimin e tyre. Pas arrestimit me akuzën e korrupsionit, pritet që prokurorit të krujës ti hetohet edhe pasuria.

ME TE LEXUARAT