Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia zbardh grabitjen e 200 mijë eurove në Kashar, shoqërohen 6 policët privatë

grabitja2015Nje sasi e konsiderueshme prej 200 mije euro eshte grabitur diten e sotme ne afersi te Kasharit ne Tirane. Autoret e krimit ishin te veshur me uniforma policie dhe grabiten parate qe kompania a policise private po dergonte ne filialin e Credins Bank ne Rinas.

“Më datë 03.12.2015, në vendin e quajtur rruga e Kasharit, pa kthyer në Laknas, një automjet tip fuoristradë i ka prerë rrugën dy automjeteve të një firme private sigurimi “Rogat Security” të cilët ishin duke transportuar një sasi lekësh të një banke të nivelit të dytë”, ka thene policia e Tiranes ne nje deklarate.

Sipas saj, dy automjetet e sigurisë private, një furgon i blinduar i blinduar me targa TR 46 17 L dhe automjeti tjetër shoqërues po i kësaj shoqërie fizike me targa AA 169 DF të cila ishin duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, kur ju ndërpritet rruga nga një automjet tip fuoristradë me targa TR 8801E, në të cilin dyshohet se udhëtonin disa persona.

“Në këto memente mjetet janë ndaluar nga mjeti tip fuoristradë nga e cila kanë zbritur disa persona të veshur me pajime policie, maska dhe armë zjarri , të cilët me anë të një sendi kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar dhe kanë zbritur me forcë punonjësit e policisë private duke i shtrirë në tokë, dhe pasi kanë marrë sasinë e lekëve janë larguar  me automjetin e tyre”, thekson policia.

Sipas burimeve zyrtare dyshohet gjithashtu që këta persona të kenë gjuajtur me armë zjarri, pasi në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.

“Personat pasi janë larguar me automjetin e tyre tip Fuoristradë, e kanë braktisur atë në afërsi të City Park duke e djegur”, theksojne me tej burimet e policise.

Burimet nga hetimi kane thene se janë shoqëruar për në mjediset e Drejtorisë së Policisë Tiranë, 6 punonjësit e policisë private për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur.

“Policia po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes si edhe kapjen e autorëve duke mobilizuar të gjithë punonjësit e Policisë dhe ngritur pika kontrolli”, theksohet me tej ne deklarate.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet