Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Deputeti kaubojs, foto duke ngrënë sufllaqe përballë Parlamentit

ndocajj15Deputeti Eduart Ndocaj ka publikuar ne faqen e tij ne FB nje foto ku shfaqet duke drekuar ne nje lokal te thjeshte.

“Per here te pare ne historine e Parlamentarizmit shqiptar nje deputet nuk zgjedh me pese yje restorante, por hane sufllaqe ne nje fast food te thjeshte. Ky eshte Eduart Ndocaj”, thuhet ne dicituren e vendosur fotos se bere publike ne faqen zyrtare te deputetit.

Lokali ku eshte ulur Ndocaj eshte nje nga pikat e ofrimit te ushqimit te shpejte ne Tirane, perballe parlamentit ku ofrohen syfllaqe, sanwich, etj.

Eduart Ndocaj ka marre edhe epitetin “deputeti kaubojs” per shkak te kapeles se kaubojsit me te cilen doli publikisht disa here pasi zhvendosi aktivitetin e tij ne Shqiperi me tu mandatuar si deputet.

Ndocaj prej vitesh punonte dhe jetonte si biznesmen ne Milano te Italise. Ai deri me tani ka qene ne qender te vemendjes se medias per shkak te thjeshtesise me te cilen komunikon me qytetaret, me publikun dhe me koleget e tij ne Parlament.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet