ISIS i pret qafën spiunit rus dhe ka një mesazh për Putinin

Kliko per me shume info

isis-russNjë video e re e publikuar nga ISIS tregon ekzekutimin e një spiuni rus nga xhihadistët. Në videon që zgjat 8 minuta, bën të ditur CNN, shikohet i burgosuri që ndodhet në gjunjë ka të veshur një bluze me ngjyrë portokalli.

Ekzekutuesi për të parë në një filmim të shpërndarë nga ISIS, është me fëtyrë të zbuluar. Xhihadisti flet në rusisht dhe lëshon kërcënime me sulme ndaj Moskës.

Kliko per me shume info

Videoja që titullohet “Ju rusët do të jeni të pikëlluar dhe të poshtëruar”, xhihadisti i drejtohet kreut të kremlinit Vladimir Putin, të cilin e etiketin me nofkën “qeni”.

“Nuk do të gjesh kurrë paqe në shtëpinë tënde”, thotë ekzekutori i ISIS, para se t’i presë fytin spiunit rus.

Kjo është videoja e parë në të cilën shfaqet një i burgosur rus që ekzekutohet pas fushatës së bombardimeve të Moskës në Siri kundër ISIS.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here