Mandati i Kokëdhimës, Kushtetuesja shprehet për ankesën e PD

Aktualitet

koco-kokedhimaGjykata Kushtetuese pritet të shprehet ditën e sotme në lidhje me mandatin e deputetit të Koço Kokëdhimës. Ajo do të deklarohet lidhur me ankesën e Partisë Demokratike e cila kërkon kundërshtimin e vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimin e antikushtetutshmërisë së këtij vendimi. Demokratët kërkojnë ndërkaq, edhe konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për z. Koço Kokëdhima.

ME TE LEXUARAT