3 futbollistet që mund të vendosin fatin e El Clasicos

Sport

real-madrid-barcaNeymar, Luis Suaez dhe Cristiano Ronaldo do të jenë lojtarët që duhet ndjekur sonte në El Clasico.

Sonte do të zhvillohet ndeshja më e madhe në botë, ajo ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 18:15.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reali dhe Barca janë dy nga skuadrat më të mira në botë dhe çdonjëri lojtar i këtyre skuadrave mund të vendos edhe këtë ndeshje.

Por, nëse shohim formën e lojtarëve të dy skuadrave, atëherë vëmendja kryesore mund të bie të tre futbollistë, Neymar, Luis Suarez dhe Cristiano Ronaldo.

Braziliani po kalon momente të mira së bashku me bashkëlojtarin e tij, ku kanë shënuar 21 golat e fundit të Barcelonës në të gjitha garat.

Në anën tjetër, Ronaldo edhe pse nuk është në formën e duhur, ai ende është lojtari më i rrezikshëm i Real Madridit.

Normalisht qe kjo renditje do të ndryshonte, sikurse Messi mos të ishte i lënduar dhe do të ishte e sigurt përfshirja e tij në formacionin e parë. /Express

ME TE LEXUARAT