Arrihet marrëveshja për dekriminalizimin, pranohen gjurmët e gishtave, jo testi i drogës

Kliko per me shume info

kuvend2015Mazhoranca dhe opozita kane arritur nje kompromis te rëndësishëm, dekriminalizimin e politikes dhe administratës publike.
Burime pranë negociatoreve Oerd Bylykbashi dhe Ermonela Felaj, bëjnë te ditur se te dy palët kane rene dakord per nje draft te përbashkët, qe do te nxjerre jashtë parlamentit e administratës, personat me rekorde kriminale.

Te premten ne mëngjes, do te mblidhet Komisioni i Posaçëm dhe do te miratoje ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e ri, te cilat do te votohen me pas ne seance plenare. Burime pranë negociatoreve theksojnë se ne projekt-ligj parashikohet marrja e shenjave te gishtërinjve për verifikimin e identitetit, ndërprerje e mandatit për personat me rekorde kriminale si dhe largim nga jeta politike e administrata, per ata persona qe jane me masa arresti apo janë shpallur ne kërkim ne vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Kliko per me shume info

Per me tepër, drafti parashikon edhe heqjen e te drejtës se votës per ata persona qe janë dënuar per krime te renda gjate kohës qe jane ne burg. Sipas draftit konsensual, do te jete Prokuroria e Përgjithshme ajo qe do te beje verifikimin e personave me rekorde kriminale, por projekt-ligji parashikon edhe vetedeklarimin per çdo person qe kandidon ne zgjedhje dhe deklarimi i rreme cilësohet ne këtë projekt-ligj vepër penale.

Ndërkohe qe nuk është gjetur gjuha e përbashkët per testin e drogës, i cili nuk përben kusht nga PD dhe është lene te vendoset me vote ne seance plenare. Arritja e marrëveshjes per dekriminalizimin përfaqëson fitoren e betejës me te rëndësishme qe opozita ka zhvilluar ne dy vitet e fundit. Akuzat e PD kundër Partisë Socialiste per futjen e personave te dënuar me burg ne parlament, nisen qe ne fillim te legjislaturës me rastin e deputetit Arben Ndoka, pasi dy zonja ne listën e kandidateve te PS dhanë dorëheqjen ne mënyre qe Ndoka te behej deputet. Por konflikti mes mazhorances dhe opozitës arriti kulmin ne korrikun e vitit te kaluar kur socialisti Ndoka goditi demokratin Gent Strazimiri.
Opozita bojkotoi kuvendin per 5 muaj, duke vendosur si kusht dekriminalizimin e politikes dhe administratës publike. Përveç ambasadoreve te akredituar ne Tirane atij amerikan dhe te Bashkimit Europian, dy eurodeputetet Kukan dhe Flekeshtajn mbërritën ne Tirane, per te negociuar nje marrëveshje mes palve ne mënyre qe demokratet t’i jepnin fund bojkotit.
Dhe pas disa raunde te gjata negociatash ne dhjetor te 2014 te dy palët hartuan nje rezolute ne te cilen u angazhuan per hartimin e nje ligji te posaçëm, qe do te nxirrte jashtë parlamentit dhe administratës, personat me rekorde kriminale. Përgjatë ketij viti, komisioni i caktuar per dekriminalizimin ka njohur jo pak dështime e bllokime, por tashme duket se ngërçi është kapërcyer dhe personat me rekorde kriminale, nuk do te jene me pjese e jetës politike.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here