Gjoba për parkimin në Tiranë, qytetari godet me grusht policin
Lajmifundit
/
18 Nëntor 2015, 16:40
Aktualitet
Publikohet nje video e forte dhune, qe tregon momentin kur një qytetar godet me grusht policin në Tiranë, pasi ai kishte tentuar ta gjobiste per parkimin.
Faqja Jeta Osh Qef shkruan se pronari i makinës nuk ishte dakord me gjobën dhe ka dhunuar punonjësin e policisë.
Efektivi i rrugores mesohet se ka nderhyre per vendosjen e gjobes, pasi ka konstatuar se makina e autorit te incidentit ishte parkuar dyshe, cka nuk lejohet sipas Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise.