Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pas Greta Kocit, tërhiqen nga gara edhe dy kandidatë për kreun e FRPD

pd-seli2015Dorëhiqen nga gara për kreun e FRPD edhe dy kandidatë të tjerë pas Greta Kocit.

Njoftohet se Enri ceno dhe Lisandër Hoxha, kanë dhënë dorëheqjen nga gara.

Pjesë e garës tani mbeten vetëm Belind Këllici, Ervin Salianji dhe Oriela Nebijaj.

Doreheqja e Greta Kocit dhe aresyet

“Dorëhiqem nga gara për kreun e FRPD për arsye personale dhe mbështes kandidatin, Belind Këlliçi”, keshtu ka deklaruar diten e sotme, kandidatja e deritanishme per te rinjte demokrate, Greta Koci.
Ne nje njoftim ne faqen zyrtare te saj, Koci shpjegon aresyet e doreheqjes:
Të dashur miq, mbështetës, të rinj dhe të reja demokrate. Po ju drejtohem sot me shpresën se sinqeriteti dhe përkushtimi im në FRPD gjatë periudhës 4 vjeçare që kam mbajtur postin e Nënkryetares, nuk ju ka zhgënjyer. Ju keni qenë forca ime e vërtetë, pasi me mbështetjen tuaj më keni motivuar gjithmonë në rrugëtimin tim politik. Kam qenë gjithmonë e bindur se nëse në çdo vendim timin, në funksionin e Nënkryetares së FRPD, do të mbaja parasysh energjinë, idetë dhe vullnetin tuaj për të luftuar me mish e me shpirt për lirinë dhe demokracinë, sëbashku do të bënim të pamundurën, të mundur. Sëbashku kemi qenë në krye të aksioneve opozitare për më shumë drejtësi, dinjitet dhe mirëqënie. I kemi kërkuar të drejtat tona kudo dhe çdo herë që kjo qeveri ka nëpërkëmbur vlerat demokratike dhe të drejtat themelore të njeriut.
Sinqerisht, më lejoni t’ju shpreh falenderimet e mia më të thella për të gjithë besimin që patët tek unë, me bindjen se sëbashku kemi ndarë çaste të mrekullueshme në një kohë kur demokracia rrezikohej dhe vazhdon ende të rrezikohet nga ata që e urrejnë progresin dhe vizionin e një Shqipërie me vlera europiane. Dua gjithashtu të falenderoj liderin historik të Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha, për besimin që pati tek unë kur më caktoi në këtë post mjaft të rëndësishëm në FRPD, si edhe Kryetarin aktual të demokratëve, Z. Lulzim Basha, për bashkëpunimin e mrekullueshëm që kam patur gjatë kësaj kohe në kauzën tonë të përbashkët si kërkesa primare e Partisë Demokratike, që është dekriminalizimi i politikës dhe rikthimi i një parlamentarizmi të denjë për shqiptarët.
Për arsye personale, me keqardhje të thellë më duhet t’ju bëj me dije dorëheqjen time si kandidate në garën zgjedhore për Kryetarin e ri të FRPD. Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, kontributi dhe puna ime e ngushtë me FRPD dhe Partinë Demokratike do të vazhdojë të jetë njësoj si më parë për sfidat që na presin në kuadër të aksioneve opozitare. Jam e bindur se të gjithë kandidatët që janë në garë mbartin vlera të padiskutueshme dhe kanë dhënë kontributin e tyre të veçantë për Partinë Demokratike, por duke i njohur mirë platformat dhe alternativat që ata japin për organizimin dhe mirëmenaxhimin e të rinjve dhe të rejave demokrate, unë personalisht do të mbështes Belind Këlliçin për postin e Kryetarit të ri të FRPD. Ftoj të gjithë mbështetësit dhe dashamirësit e mi, si edhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat demokrate që duan të shohin një Forum Rinor që të jetë promotore e vlerave të vërteta dhe avokate e të drejtave tona, të votojnë Belind Këlliçin. Ju falenderoj edhe njëherë për mbështetjen tuaj dhe shihemi në aksionet e ardhshme opozitare.
Greta Koçi

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet