Ministri Beqaj prezanton sistemin e ri të administrimit të autoambulancave

Aktualitet

beqajjDuke filluar nga muaji mars 2016, 90% e autoambulancave të shërbimit të urgjencës nuk do të qëndrojnë më në spital, por do të ndahen në pika të caktuara sipas zonave.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj prezantoi sot sistemin e ri të administrimit të shërbimit të autoambulancave, me qëllim shkurtimin e kohës së vajtjes për te qytetarët në nevojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Beqaj u shpreh se “90% e flotës tonë do të jetë në shërbim të qytetarëve, një 10% do ta mbajmë rezervë për nevojat tona. Në turnin e tretë do të ketë një përdorim më të vogël por do të na ndihmojë edhe kjo që kemi këtu. Bashkë me kriteret e tjera si popullsia, sipërfaqja për metër katrorë, dendësia e popullsisë, metrat linear të rrugëve të asfaltuara brenda 1 km katror gjeografi, distancat nga spitalet, numri i skuadrave disponibël në një rreth koncentrik me 25 km rreze do të na sjellë në atë që besoj nga muaji mars i vitit të ardhshëm një pjesë e mirë e autoambulancave të paktën në mëngjes deri në darkë nuk do të jenë të stacionuara më në spital. Do të dalin në 07:00 të mëngjesit, do të shkojnë në një pikë të caktuar dhe do të qëndrojnë atje deri në orën 23:00. Kështu do të shkurtojmë kohën e vajtjes deri tek qytetarët”, tha Beqaj.

Më tej, ai tha se ky proces duhet të shoqërohet edhe me përmirësimin e pajisjeve mjekësore të autoambulancave, ndërsa njoftoi se në janar-shkurt do të nisë procesi për shtimin e burimeve njerëzore.

ME TE LEXUARAT