Polici-OSHEE, 25 raste të vjedhjes së energjisë për periudhën 8-11 Tetor

Aktualitet

sahatiiiKa vijuar puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së,  për “Evidentimin dhe vënien  para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”.

Gjatë  periudhës 08.11.2015 deri më 15.11.2015, në  të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 85 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici -  OSHEE në 3.337 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  25 autorë.

Nga këta,  janë arrestuar në flagrancë  10  persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë  shpallur në kërkim 4 persona si dhe ndiqen në gjendje të lirë 11 persona. Po gjatë kësaj periudhe  janë ndërprerë 578  lidhje të abonentëve debitorë dhe 25 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 80  kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

ME TE LEXUARAT