Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ikonat e Gjergji Thimos largohen me mjetet e policisë, GA: S’ndërhyjmë!

ikonatNga Galeria e Artit sot janë hequr ikonat qindra vjeçare të koleksionistit Gjergji Thimo të dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet burg për akuzën e trafikut të veprave të artit.

Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mënyrën si janë zhvendosur këto ikona, Ato vepra arti të cilat mund të

Ata janë transportuar me një furgon të thjeshtë dhe pa kujdesin e duhur. Kjo në rrjetjet sociale ka ngjallur dhe indinjatë

Ikonat janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës dhe me vendim të Ministrisë së Kulturës para dy vitesh, u magazinuan në ambientet e GKA nën ruajten e policisë së Shtetit.

Drejtori i Galerisë së Arteve Artan Shabani në një prononcim për median është shprehur se me  vendim të Apelit  këto ikona i ka kaluar në pronësi të shtetit dhe se ky institucion nuk ka pasur asnjë lidhje me procesin.

“Zhvendosjen e tyre drejt Muzeut Kombëtar me urdhër të MK e ka bërë Prokuroria e Tiranes dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.  Punonjësit e GKA nuk janë lejuar asnjë moment t’i prekin këto objekte kishtare. Unë si artist e njoh shumë mirë specifikën e tyre dhe kushtet që duhet të transportohen, por nuk mund të ndërhyjë në punën e institucioneve të tjera”, është shprehur Artan Shabani në një prononcim për median.

Me poshte deklarata e plote e drejtorit te GKA, Artan Shabani

Sqarim:

Mbi 400 objekte kishtare të cilat Prokuroria e Tiranës i sekuestroi një koleksionisti dhe që dy vite më parë u vendosën në ruajtje në mjediset e GKA, sot janë larguar nga ky institucion. Këto objekte mes të cilave ikona shumë vjeçare janë ruajtur për dy vite (aq sa ka zgjatur edhe procesi gjygjësor) nga Policia e Shtetit në sallën e katit të tretë në GKA. Ne vazhdimisht kemi kërkuar zhvendosjen e tyre dhe lirimin e sallës së ekspozimit. Për aq kohë sa kanë qëndruar në këtë hapësirë, GKA nuk ka pasur asnjë të drejtë veprimi edhe pse prezenca e tyre ka përbërë rrezik për përhapjen në hapësira të tjera të Galerisë të mikroorganizmave të ndryshëm që mund të mbart druri shumë vjeçar.
Më në fund, pasi Gjykata e Apelit i kaloi këto objekte në pronësi të shtetit dhe me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Ministrisë së Kulturës, u mor vendimi për zhvendosjen nga GKA drejt Muzeut Historik Kombëtar. Ky proçes i nisur dje më 12.11.2015, është kryer nga punonjës të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Tiranës. 
Sipas shkresës së Ministrisë së Kulturës Nr. 3879/1 Prot, datë 06.08.2015, transportimi i veprave të trashëgimisë kulturore (ikona, artifakte etj.), dhe të gjitha procedurat përkatëse do të kryhej nga Policia e Shtetit.
Theksojmë se këto objekte nuk kanë qënë në asnjë moment pronë e këtij institucioni dhe GKA nuk ka pasur të drejtë të ndërhyjë në procesin e ruajtjes apo zhvendosjes së tyre dhe as nuk mund të mbajë përgjegjësi për gjendjen dhe kushtet e këtyre objekteve.
Tashmë që salla e katit të tretë të linjës muzeale është e lirë, përgjegjësia jonë është ta kthejmë atë në gjendjen e mëparshme në dispozicion të publikut. Pas ndërhyrjeve të nevojshme përkatëse, në këtë sallë do të ekspozohet arti shqiptar bashkëkohor i pas viteve 90’, i cili ka qënë pjesë e linjës muzeale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.