Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Gjermani, shtatë kufoma bebesh gjenden në “shtëpinë horror”

gjermani-spitalNjë hetim ka nisur në Gjermani pasi shtatë trupa bebesh u gjetën në një shtëpi në Bavari.

Policia ka nisur kërkimet për nënën 46-vjeçare të bebeve, e njohur si Andrea G. Trupat e bebeve u zbuluan nga shërbimet e emergjencës në një kuti të vetme në një dhomë.

Nëna është zhdukur që prej shtatorit, pas një sherri të ashpër me partnerin e saj. Ai tha se ishte i dehur dhe i thoshte asaj “e di që ke trupa bebesh të fshehur në shtëpi”.

Gruaja kishte 18 vite që jetonte në këtë shtëpi dhe ishte pronare e një kioske gazetash. Policia thotë se ajo dhe i shoqi kanë tre fëmijë nga 12 deri në 13 vjeç.

Ajo kishte disa fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme- që mendohet se janë fëmijët e zbuluar në shtëpinë e horrorit.

Gazeta gjermane Bild raporton se gruaja ngelej shpesh shtatzënë, por i mbante fshehur shtatzënitë. Një banor i zonës tha se ajo dikur u kishte thënë se ka bërë katër aborte.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.