Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Del dokumenti, shkarkime masive nga puna në Bashkinë e Tiranës

Nisin shkarkimet masive nga puna në Bashkinë e Tiranës.

Prej disa ditësh, punonjësve të drejtorive të ndryshme në Bashkinë e Tiranës, po u dorëzohen me zarfa vendimet e shkarkimit nga puna.

Në këto vendime, njëri prej të cilëve u sigurua nga Lajmifundit.al, punonjësit njoftohen se vendi i tyre i punës është shkurtuar si pasojë e ristrukturimit të administratës së Bashkisë.

Në vendim thuhet se ristrukturimi po bëhet mbi një urdhër të dhënë nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj në shtator 2015.shkarkimeee

Më tej në “shkresën model” që po u jepet punonjësve, thuhet se është i pamundur sistemimi i tyre në detyra të reja!.

Mësohet se shkresa e shkarkimit në fjalë u është dhënë tashmë dhjetëra punonjësve të drejtorive të ndryshme të Bashkisë të cilët janë kanë qenë në punë para zgjedhjes së kryetarit aktual Veliaj në detyrën që mban.

Në bazë të ligjit të nënpunësit civil edhe në rast të shkrirjes së struktures, duhet që punonjësit të transferohen në detyra të reja në strukturën e re.
Nga ana tjetër, mësohet se organika e re ka një rritje të vendeve të punës në krahasim me organikën e vjetër, çka parimisht të bën të mendosh se bashkia duhet të punësojë persona të rinj e jo të shkakojë ata që janë aktualisht në punë dhe me statusin e nëpunësit.
Sipas ligjit, nëpunësit duhet të lajmërohen një muaj para dhe jo 5 ditë para ndërprerjes së mardhënies së punës, pasi kjo e fundit është shkelje.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.