Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Zbulohet motivi i vrasjes së Enton Nikës në Dajt, objektivi ishte pronari i lokalit

enton-nika-dajtNjë konflikt për çështje parash është pista kryesore e vrasjes së 30- vjeçarit, Enton Nika, mesditën e së mërkurës në Linzë.
Ai u qëllua me armë pas një sherri në parkingun e një lokali, pronari i të cilit mbeti i plagosur. Dëshmitë e tij kanë hedhur më shumë dritë mbi motivet e ngjarjes dhe autorët e saj, që mësohet se janë identifikuar nga policia.

Kanë qenë katër persona, njëri prej të cilëve i kishte dhënë para borxh pronarit të lokalit, Ismet Gaxherri. Kur ata po dilnin nga lokali, pas një pritje prej disa orësh, 4 personat e armatosur u përballën me pronarin e lokalit që shoqërohej nga 30 vjeçari Enton Nika.

vrasja-muragaAta njiheshin mes tyre pasi Nika frekuentonte rregullisht kompleksin Muraga ne rrugen e Dajtit.

Në këtë moment mes tyre nisi një konfrontim fizik dhe më pas dy prej autorëve, që mbanin pistoleta në duar, kanë qëlluar në drejtim të Nikës, që mbeti i vdekur.

Policia tha se gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë, ndërsa pronari i lokalit, Ismet Gaxherri, ishte plagosur nga goditja në kokë me qytën e pistoletës.

Pas krimit, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia shoqëroi disa persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë, personelin e restorantit, si dhe sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë. Sipas saj, viktima është person me precedentë të mëparshëm penalë

Leave A Reply

Your email address will not be published.