Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Modelja e “Playboy”: Gjyshja ime trajnoi spiunët shqiptarë

modeljaaaModelja e Playboy, Rosanna Davisonin ka treguar se gjyshja e saj ka trajnuar spiunë shqiptarë. Kohë më parë, ajo ka thënë se ka mbledhur aq shumë thashetheme sa për të shkruar një libër të gjatë.

E tani del se gjyshja e saj Maeve, që ka jetuar në Kështjellën Bargy në Wexford, ka pasur një jetë mbresëlënëse gjatë së cilës ka trajnuar spiunë shqiptarë gjatë Luftës së Ftohtë në vitet ’50-te në Maltë.

Ajo dhe gjyshi i Rosannas, Koloneli Charles Davison, ishin pjesë e Operacionit të Vlefshëm, një përpjekje top-sekrete për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri duke trajnuar kryengritës të fshehtë..

Dhe Maeve, gjyshja e saj, thotë se Rosanna (31 vjeçe) ka pak veçori nga Blloku i Vjetër kur kemi të bëjmë me personalitetin e saj.

“Mendoj se Rosie ka trashëguar etikën time të fuqishme të punës, përkushtimin dhe dellin për pavarësi. Ajo e di çfarë do”, thotë ajo në një intervistë për “Hello”.

Në të vërtetë, ka qenë pikërisht gjyshja e saj që e ka inspiruar atë të bëhet vegjetariane e përkushtuar pas një vizite në fermën e familjes së saj derisa ishte fëmijë.

Por modelja e “Playboy” insiston se nuk është “prej atyre personave që i detyron të tjerët të zgjedhin atë që ajo dëshiron”.

Rosanna Davison, 31 vjeçe nga Irlanda, është aktore, këngëtare, modele dhe mbretëreshë e bukurisë e cila kishte fituar çmimin e Miss Botës më 2003.koha

Leave A Reply

Your email address will not be published.