Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Rama inspektim në Lushnje: Mbështetje sipërmarrësve në fushën e bujqësisë

ramPasi përfitoi nga skemat e mbështetjes së AZHBR-së,  kompania “Agro-Lev 2” ka ngritur një linjë moderne, të standardeve të BE-së, të përpunimit dhe ambalazhimit  të fruta-perimeve. Falë kësaj linje, pronari i saj synon që me prodhimet bio të fermerëve shqiptarë të konkurrojnë edhe në tregjet e cilësisë më të lartë të BE-së si Itali, Spanjë. Sipërmarrësi tregon se n ë ciklin e prodhimit do ketë mundësin ë t ë përfshijë 1500-2000 fermerë të zonë.

“Për të dytin vit radhazi, qeveria është angazhuar për të mbështetur të gjithë sipërmarrësit në fushën e bujqësisë. Këtu kemi mundësuar ngritjen e një pike grumbullimi e përpunimi të produkteve bujqësore, duke mundësuar kështu krijimin e standardit dhe të konkurrueshmërisë së produkteve tona. Mbi të gjitha kemi mundësuar krijimin e tregut të shitjes së prodhimeve bujqësore të komunitetit përreth, duke punësuar jo vetëm direkt, por edhe indirekt komunitetin e zonës,” – thotë Drejtoresha e AZHBR-së Suela Popa.

Qeveria zgjeron përmes një programi të ri t ë saj mbështetjen për bujqësinë. Në fillim të vitit të ardhshëm bëhet efektiv Fondi i  Garancisë prej 300 milionë euro, i vlefshëm për tre vitet në vazhdim, në dispozicion të fermerëve dhe sipërmarrësve agrobujqësorë. Ky Fond është një program i përbashkët me BERZH, që do t’u mundësojë atyre financimin nga bankat e nivelit të dytë jo me kredi tregtare, por me kredi me kushte shumë të lehtësuara dhe me qeverinë përmes AZHBR-së si garant.

Programin e shpjegoi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të dy investimeve të rëndësishme në Lushnje, përfituese nga skemat mbështetëse të AZHBR-së; fabrikën e grumbullimit dhe përpunimit të fruta-perimeve “Agro-Lev 2” dhe ndërtimin e unazës bujqësore të zonës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.