Progresraporti, Rama thirrje opozitës: Hapim negociatat pas reformës në drejtësi

Aktualitet

rama-Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat, bashkë me ambasadoren e BE-se, Ramona Vlahutin, ku ka komentuar progresraportin e Ke për Shqipërinë, bërë publike sot në Bruksel.

Fjala e kryeministrit Rama

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadorja Vlahutin më dorëzoi progres raportin e KE për Shqipërinë që vlerëson reformat e kryera përgjatë një viti por sipas një metodologjie të re vlerësimi që aplikohet për herë të parë edhe në terma të gatishmërisë së vendeve dhe në këtë rast të vendit tonë për anëtarësim.Në një këndvështrim sintetik në kriterin politik vlerësohet shprehja e vullnetit dhe vazhdimi i vullnetit për ndërmarrjen dhe zbatimin e reformave. Për ne është e qartë dhe progres raporti e konfirmon se rruga për hapjen e negociatave kalon nëpërmjet reformës në drejtësi e cila mbetet sot sfida më e madhe jo vetëm e kësaj shumice qeverisëse por e shoqërisë shqiptare dhe shtetit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Për rëndësinë e saj meriton të adresohet së pari si një konstatim mbi prioritetin 2 ku vlerësohet ecuria e mirë në përgatitjen e reformës në drejtësi dhe angazhimi për të realizuar një reformë gjithëpërfshirëse dhe të thellë. E theksova këtë për gjithë ata që mendojnë të kundërtën dhe mungojnë në këtë thirrje kombëtare për të realizuar këtë reformë historike. Progres raporti rekomandon në mënyrë prioritare përfundimin në kohë të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi që do të thotë në këndvështrimin tim: Nëse reforma në drejtësi do të mbyllet pa humbur kohë të çmuar dhe duke luftuar fuqimisht në muajt në vijim atëherë rruga jonë për negociatat është e hapur.

Nga ana tjetër në progres raporti kjo lidhet ngushtësisht me konsolidimin e rezultateve ku theks të veçantë kanë hetimet, gjykimet dhe ndëshkimet, pra i gjithë zinxhiri i pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Për sa na takon as këtë reformë dhe asnjë që kemi ndërmarrë ne nuk e shohim si detyrë që na e ka vënë Bruksel por si detyrë e shtruar përpara nesh nga fëmijët tanë, nga gjenerata tjetër që nuk mund t'i trashëgojmë një pushtet të kalbur gjyqësor, kalbëzimi i të cilit ka pasojë në të gjithë sferën e jetës së vendit.

Përsa i përket prioriteteve të tjera komisioni ka vlerësuar pozitivisht reformat e ndërmarra. Ne jemi të kënaqur po vullneti ynë dhe vendosmëria për t'i çuar para është zgjedhja jonë nuk është imponim as i Brukselit dhe as i kujt tjetër.

Angazhimi ynë për të mbyllur një epokë me një administratë të diskretituar, të stërpolitizuar dhe të stërkorruptuar dhe për të hapur një epokë të ndërtimit të një administrate të pavarur vlerësohet qartësisht në këtë raport ku theksohet ecuria e mirë dhe reforma solide e administratës publike çka e bën këtë prioritet me vlerësimin më të lartë dhe çka hedh poshtë të gjitha akuzat dhe shpifjet sistematike në këtë drejtim. Megjithatë ne jemi larg së qeni të kënaqur me mënyrën si funksionon sot administrata publike dhe ambicia është që këtë administratë ta përgatisim duke rritur cilësisht qoftë për të përballuar me sukses nevojën për të pasur një shërbim të denjë nga administrata e këtij shteti, qoftë për të përballuar procesin aspak të lehtë të negociatave në BE

Në prioritetin e tretë vlerësohet ecuria e masave anti-korrupsion. Por ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se në kuadër të zbatimit të politikave antikorrupsion dhe të jetësimit të reformave kërkohen rezultate që kanë të bëjnë me hetimin, gjykimin dhe dënimin në të gjitha nivelet, gjë që na kthen prapë tek fjala kyç, me reformën në drejtësi,.

Realizmi i reformës në drejtësi do të çelë një fazë tërësisht të re duke krijuar kushtet për të pasur hetime të besueshme dhe cilësore, gjykime të drejta dhe dënime të merituara në të gjithë nivelet dhe posaçërisht në nivelin e zyrtarëve të lartë.

Në prioritetin e 4 ka një vlerësim, shohim një përgjigje të qartë për të gjitha akuzat dhe shpifjet ndaj policisë së shtetit dhe ndaj arritjeve në goditjen e krimit të organizuar, dhe siç thotë raporti veçanërisht në goditjen e trafikut të drogës. Por edhe këtu me të drejtë kërkohet të shkohet më tej për të pasur rezultate të qëndrueshme në hetim, gjykim dhe dënim. Pra përsëri kthehemi tek fjala kyç, reforma në drejtësi, si parakushti për të siguruar qëndrueshmëri dhe progres në të gjithë aspektet e shtet-ndërtimit dhe e konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Në prioritet e 5 vlerësohet standardi legjislativ për mbrojtjen e të drejtave themelore, por nënvizohet për kushedi të sesatën herë domosdoshmëria për të adresuar çështjen e pronës. Ne kemi krenarinë qe jemi e para qeveri e para që e adreson, me vizion me vendosmëri dhe me drejtësi. Reforma e pronës është në parlament. Përfundimi i saj në kohë do të realizojë ndarje të prerë nga e kaluara që na ka lënë në kurriz male të tëra me dosje për gjykim në Gjykatën e Strasburgut ku prej vitesh vijnë fatura të kripura që kanë kosto që taksapaguesit duhet t'ia paguajnë qeverive pa vizion, pa vullnet dhe pa sens drejtësie që kemi pasur deri në qershor 2-13.

Në fushën e lirisë së shprehjes vijon një ecuri pozitive e vitit të shkuar por kërkohet një vëmendje për të rregulluar pavarësinë e autoritetit rregullator dhe transmetuesit publik, një kanal i informacionit publik i cili është peng i së shkuarës dhe inercinë e kësaj të shkuare që ne e kemi pranuar e shohim sot si një pengesë reale dhe nuk kemi gojë të flasim për gjendjen skandaloze të RTHS. Do të veprojmë menjëherë dhe do të veprojmë ashtu siç dimë të veprojmë ne.

Jemi të angazhuar për të adresuar edhe çështjen e borxhit publik si dhe për të vazhduar të përparojmë në fushë e energjisë, por në të dyja këto aspekte kemi ndërmarrë reforma të guximshme dhe fatmirësisht të mbështetura nga publiku.

Ne nuk jemi një vend që negocion me BE, por mjafton një vështrim të progres-raporteve për rajonin për të parë Shqipëria është në të njëjtin nivel. Pra nuk është një vend që përkundër prioriteteve dhe të dhënave që jep ky raport të rezultojë siç mund të rezultonte, pasi është vetëm kandidat. Nëse të tjetër kanë hapur negociatat nuk janë asnjë centimetër para nesh, jemi në të njëjtin nivel. Me një dallim, ne reformën në drejtësi e kemi në embrion, na duhet ta çojmë përpara ta kalojmë dhe pastaj nuk ka asnjë dyshim se i kemi hapur vetes rrugën e negociatave në BE

 

ME TE LEXUARAT