Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Prishja e restorantit, Fatos Nano hedh në gjyq bashkinë e Tiranës

nano-fatosIsh-kryetari historik i Partisë Socialiste dhe ish kryeministri Fatos Nano, është rikthyer në qendër të medias.

Nje kompani ne emer te familjes Nano ka vendosur të sfidojë Bashkinë e Tiranës me padi ne gjykate, pasi bashkia e cila e ka urdhëruar të lirojë ambientet që ka tek stadiumi “Selman Stermasi”.

Tek stadiumi ndodhet agjencia “Joy Travel” dhe restoranti “Pulëbardha”. Ambienti ku ndodhen keto dy subjekte sipas kryetarit te Bashkise Erion Veliaj eshte ngritur pa leje.

Pas vendimit te bashkise per prishjen, Administratori i këtyre njësive i është drejtuar gjykatës duke kërkuar anulimin e urdhrit të Bashkisë së Tiranës, citoi sot news24.

Nano ishte urdhëruar të lironte ambientet tek stadiumi. Bashkia kishte vendosur të ndryshonte qëllimin e shfrytëzimit të këtyre ambienteve duke kryer shembjen e tyre por me kete vendim nuk ka qene dakord kompania e bashkeshortes se Fatos Nanos.

Leave A Reply

Your email address will not be published.