Aksident me vdekje në Shkoder, policia jep detajet
Mësohet se automjeti drejtohej nga Gjergj Durgaj, i cili ka humbur kontrollin, e për pasojë ai mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën bashkëshortja tij, Gjystina Durgaj.
Në vendngjarje ka shkuar policia me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).
Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër,
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit