Nishani firmos dekretet, shkarkohet Nasip Naco, emërohet Ylli Manjani

Aktualitet

nishani20155Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka firmosur ditën e sotme propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri.

Kreu i shtetit Nishani, mësohet se ka firmosur dekretin për shkarkimin nga detyra me dorëheqje të Nasip Nacos, deri tani Ministër i Drejtësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vend të tij, Nishani ka firmosur dekretin që emëron Ylli Manjanin, i propoziar nga kryeministri Edi Rama për Ministër Drejtësië nga radhët e LSI.

Ky ndryshim në kabinetin e përbashkët të PS dhe LSI, vjen pas dorëheqjes së Ministrit të Drejtësisë Nasip Naco.

Arësyet e qarta të kësaj dorëheqje ende nuk dihen ndonëse ne letrën e largimit Naco la të kuptohej se kërkohej një nivel më i lartë ndërveprimi për reformën në drejtësi.

ME TE LEXUARAT