Ndryshimet në qeveri, Patozi: Nga dje kryeministër është Meta

Politikë

patozi2015Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi  i pyetur nga gazetarët mbi ndryshimet e fundit në qeveri,  tha se dorëheqja e Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejtësisë është “provë e faktit që kemi një qeveri të rrëzuar”.

“Ju thoni që është ndryshuar një ministër por unë ka të paktën një muaj që deklaroj se ka rënë qeveria dhe unë i qëndroj kësaj pikëpamjeje. Dje ishte një provë, e faktit që ne kemi një qeveri të rrëzuar. Dje nuk është rrëzuar Ministri i Drejtësisë por në fakt është ndërruar kryeministri. Nga dje nuk kemi kryeministër Edi Ramën por kemi kryeministër Ilir Metën”", tha Patozi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti socialist Bashkim Fino u shpreh kundër ndryshimeve në qeveri.

“Ky është mendimi im personal. Vlerësoj punën e Naços, shpresoj qe ministri i ri të jetë në lartësinë e tij. Unë nuk mendoj që kryetari i LSI-së i imponohet kryeministrit, ata janë dy partnerë kanº kontratë të përbashkët për të qeverisur”, u shpreh Fino.

Deklaratat e deputetëve u bënë për gazetarët paraditen e sotme jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit.

ME TE LEXUARAT