Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Lajçak: Prishtina dhe Beogradi si dikur Cekia dhe Sllovakia

lajcakShefi i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak, vendi i të cilit ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESKO, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të sillen si dikur Çekia dhe Sllovakia. Sllovakia ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO sepse bota nga Prishtina dhe Beogradi pret që propozimet e tilla të jenë pjesë e marrëveshjes së ndërsjellë, ka thënë ai.

“Duam që këtë partnerët (Kosova dhe Serbia) ta interpretojnë si një lloj mesazhi se bashkësia ndërkombëtare pret prej tyre që propozimet e tilla t’i paraqesin në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë dhe me pajtueshmëri të ndërsjellë, ashtu siç e bënin dikur këtë Çekia dhe Sllovakia”, ka thënë Lajçak gjatë vizitë në Bosnje e Hercegovinë.

Ministri sllovak ka porositur se çështjet e ndërlikuara dhe të ndjeshme duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut të Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.
Interesi ynë është që dialogun ta përforcojmë. Një nga arsyet pse morëm qëndrim negativ është ajo se tema në fjalë s’ka qenë pjesë e dialogut dhe druajmë se do të mund ta keqësonte”, ka thënë Lajçak.

Ajo që Sllovakia ishte ndër vendet që të hënën votuan kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, sipas fjalëve të tij, është në pajti m me qëndrimin e Sllovakisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, porse nuk është qëndrim armiqësor ndaj Kosovës.

“Sllovakia e ka përkrahur, apo të paktën s’e ka penguar integrimin. Njëkohësisht flasim për rolin e rëndësishëm të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. RTK

Leave A Reply

Your email address will not be published.