Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Dule ankohet tek Tahiri për djegien e flamurit grek në Sarandë

duleKryetari i PBDNJ z. Vangjel Dule u takua sot me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri dhe i shprehu atij shqetësimin për djegien e flamurit kombëtar Grek ne selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Omonoia në Sarandë. Akte të tilla urrejtjeje, theksoi z. Dule, nuk përfaqësojnë kurrsesi ndjenjat e miqësisë dhe respektit të popullit shqiptar si ndaj Minoritetit Etnik Grek ashtu edhe ndaj popullit Grek. Ndaj është me rëndësi te veçantë zbulimi dhe vënia përpara përgjegjësisë ligjore i autorëve, si edhe marrja e masave parandaluese në vazhdimësi për mospërsëritjen e akteve te ngjashme. Gjithashtu, z. Dule shpreh keqardhje për faktin se ky akt, nga çdo këndvështrim i shëmtuar, nuk është dënuar deri në momentet e tanishme nga asnjë force politike dhe as nga shoqëria civil.

Leave A Reply

Your email address will not be published.